Dy vëllezër shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane në Predazzo. Ata akuzohen se janë autorë të disa grabitjeve që kishin ndodhur gjatë ditëve të fundit në këtë zonë, sidomos në banesat private dhe në ambiente publike. Rasti më i fundit ishte mbrëmjen e ndërrimit të viteve pak ditë më pare, transmeton Panorama.
Policia intensifikoi punën për të zbuluar dhe arrestuar autorët. Gjatë kontrolleve nëpër qytet, policia gjeti të fshehur furgonin që përdorej për rastet e vjedhjeve dhe zbuluan edhe dy vëllezërit shqiptarë, Besnik Gjoka i lindur në vitin 1989 dhe Dorjan Gjoka i lindur në vitin 1995. Atyre iu gjetën dhe iu sekuestruan disa bizhuteri argjendi dhe ari, të cilat ishin të vjedhura.