Studentët kanë paralajmëruar sot rinisjen e protestave, e cila pritet të kulmojë para Kryeministrisë.

Teksa fillimisht ata janë grumbulluar në fakultetet përkatëse për të diskutuar edhe vijimin e protestës, kanë vendosur edhe vijimin e bojkotit të mësimit, e disa prej tyre edhe kanë gozhduar dyert e fakulteteve.

Edhe në Korçë, studentët e Universitetit “Fan Noli”, kanë vendosur të bojkotojnë procesin mësimor dhe duken të vendosur për të vijuar protestën, në forma të ndryshme, deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre.