Lajmi në lidhje me shkatërrimin e ndërtesës në Bangladesh shokoi gjithë botën, pasi nga kjo fatkeqësi kanë humbur jetën mbi 800 persona. 

Mirëpo fotografia e bërë në rrënojat e ndërtesës, jep një fokus krejt tjetër të viktimave të cilat kanë humbur jetën në këtë fatkeqësi të tmerrshme.

Kjo fotografi është shpërndarë në internet dhe në të shihet përqafimi i fundit i dy viktimave. 

Fotoreporterja e cila kishte bërë këtë foto ka thënë se ka mbetur e shokuar kur e ka parë këtë pamje.

Ajo ka parë me sytë e saj se si çifti kishte vdekur, mirëpo ata deri në fund kishin mbetur bashkë, të përqafuar duke mos e lëshuar njëri-tjetrin.