Fansi i akuzuar për goditjen me celular në fytyrën e Bebe Rexhës teksa ajo performonte në një koncert në Manhattan të dielën, dyshohet se e kreu sulmin për argëtimin e tij.

“Po përpiqesha të shihja nëse mund ta godisja me telefon në fund të shfaqjes, sepse do të ishte qesharake,” tha i akuzuari Nicolas Malvagna në dëshminë e tij.

Malvagna, 27 vjeç, u arrestua dhe u akuzua për sulm dhe ngacmim të rëndë.

Bebe Rexha, 33 vjeç, ishte në skenë duke përfunduar koncertin e saj në Rooftop në Pier 17 kur ai dyshohet se hodhi telefonin drejt saj.

Goditja e fortë e la kantautoren të gjakosur dhe me sy të nxirë. Ajo u largua me shpejtësi nga skena dhe u dërgua në një spital, ku mori qepi pjesën e çarë të syrit.