11 nëntor 2015 – Nis fushata paraelektorale në Durrës. Ministrat e Durrësit dhe kryeministri zbresin në bazë.
Saimir Tahiri i deleguari i PS-së në Durrës, Blendi Klosi kryesuesi i listës së PS, Ilir Beqaj i Shëndetësisë, Roland Xhelili prefekt, Alfred Mullaraj kreu i Qarkut dhe Zhulien Varfai nënkryetar i bashkisë së Durrësit, së bashku me titullarë të tjerë, kanë qenë prezentë për minuta të tëra në sheshin pranë pallatit të kulturës “Aleksandër Moisiu” në pritje të kryeministrit Edi Rama.
Fjala në këtë takim me bazën socialiste ishte përballja e ministrave dhe deputetëve me premtimet e bëra në zgjedhje dhe realizimi i tyre. Zë për zë, të gjithë sektorët dhe reformat janë marrë në shqyrtim nga Saimir Tahiri, i cili është personi që sot për sot, njeh më mirë se kushdo hallet e socialistëve të Durrësit.
/K.H. portali DurresLajm/