“Vit i Ri si ky pa kumar e pa kapsolla s’ishte parë prej shumë kohësh. E pastë këmbën e mbarë deri në fund.”

Kështu shkruan në rrjete sociale kryeministri Edi Rama, teksa ka publikuar një foto të një pike basti të mbyllur.

Pas mbylljes së basteve sportive qeveria është shprehur se do të marrë përsipër që të kryejë një program rikualifikimi për ata që do të mbeten të papunë.