Rreshjet me intesitet të lartë gjatë dy ditëve të fundit dëmtohet banesa e 80 vjeçares në fshatin Pëllumbas Kuçove.
Rreshjet përgjat dy ditëve me intesitet të lartë kanë shkaktuar dëmtime në banesën e një të moshuare në fshatin Pëllumbas të qëndrës administrative Lumas bashkia Kuçovë.
Mesohet se 80 vjeçarja Fiqirete Hysaj jetonte e vetme në këtë banesë pasi fëmijët janë martuar dhe jetojnë jashte.
Sapo ka vërejtur se diçka po ndodhte me shtëpinë e saj e moshuara ka dalë jasht banesës ndërsa pak minuta më vone një pjese e banesës është shembur.
Në vendngjarje ka shkuar inspektoriati i policisë Kuçovë të cilët po punojnë për të saktësuar shkaqet e dëmtimit të banesës.
Ndërkohe që e moshuara është strehuar tek të afëmit e saj pa u dëmtuar. Pritet në vijim çfare do të bëhet me banesën pasi të banosh brenda saj është e rrezikshme.
Banesa ka dëmtime të verantës, dhomës së ndenies dhe dëmtim të çatisë në mënyrë të pjesshme si dhe çarje të mureve mbajtës.