Përmes një postimi në Facebook, presidenti Ilir Meta ka prezantuar mikun dhe rrobaqepësin e tij personal.
Presidenti Meta madje nuk ngurron ta quajë stilistin Altin Mici, duarartë, i cili është një emër i njohur dhe i zgjedhur nga shumë personazhe të tjerë të fushave të ndryshme.
"Të dashur miq, kënaqësi të ndaja disa momente me mikun dhe rrobaqepësin tim duarartë Altin Mici"– shkruan presidenti Meta.





