Mariupoli nuk është më si më parë, ku në qytet dëgjoheshin të qeshurat e fëmijëve, tashmë është kthyer në një “Ferr në tokë”.

Të gjithë duan të largohen nga vendi për të shpëtuar kokën nga sulmet e vazhdueshme ruse.

Në asnjë moment që prej pesë javësh tashmë nuk ka pasur një natë të qetë. Zhurmat e bombardimeve dhe sirenave kanë zëvendësuar qetësinë dhe paqen.

Në disa prej fotove të publikuara nga BBC, fëmijët po evakuohen me prindërit e tyre ose të afërmit e mbetur gjallë përmes korridoreve humanitare.

Një prej pamjeve më prekëse është një i mitur i cili mban një bukë të shtrënguar mes duarve, teksa është i ulur në karrocë gjatë largimit nga vendi ku ai lindi.