Pas publikimit të fotove të djeshme në media, të peshqve që mbushën oborrin e qendres tregtare "City Park" pas përmbytjes dhe hodhën poshtë deklarat e qeverisë se nuk kishte pasur hapje të rezervuarit, ka reaguar sot ish-Kryeministri Berisha duke ballafaqur faktet me deklaratën e Ramës.

Berisha thotë se kryeministri Rama është gënjeshtari i vetëm, pasi ai është shkaktari kryesor i përmbytjeve, pasi hapi portat e rezervuarit të Kasharit dhe mbylli kanalet e autostradës me palma.

Postimi i Berishës shoqëruar me video:

Plasi peshku ne autostraden Tirane Durres!

Kush genjeu per hapjen e portave te rezervuarit te Kasharit dhe mbylljen e kanaleve te autostrades si shkak i permbytjes se autostrades, qytetari dixhital apo mender kryeministri?

Te dashur miq me dt 1 dhjetor, ne statusin e bazuar ne informacione nga qytetaret, nder te tjera denoncova sa vijon:

“Te dashur miq, pasi permbyti me dore njeriu te gjithe zonen e Bashkise se Vores dhe Tiranes duke hapur portat e rezervuarit te Kasharit dhe mbyllur me palma kanalet anesore te autostrades Tirane Durres Edi Rama vendosi te mbuloje krimin e tije te shemtuar me nje trillim te ulte te pa denje edhe per nje gangester ordiner.Ai ne kulmine vershimit dhe te rrezikut nga permbytja te qindra e qindra banorve ne kete zone bente thirrje me tellallet e tij kryetarit te bashkise se Vores z Fiqiri Ismaili dhe kryetart te bashkise se Kamzes z Xhelal Meziu te paraqiten ne krye te detyres,nderkohe qe keta te dy qeveritare vendor ne krye te detyres perballeshin me pasojat e rrebeshit dhe permbytjes nezonat e tyre…”

Ndaj ketyre akuzave Edi Rama deklaroi ate nate, shikoni videon e meposhtme, e cila nxjerre Ramen genjeshtar kongenital. sb