Mëngjesin e kësaj të mërkure, është shpëtuar nga Kapitaneria e Portit dhe Policia Kufitare një person, i cili kishte dalë që dje mbasdite me pedalone nga zona e plazhit (afër Pista Kosova).

Sipas burimeve, “DurrësLajm” mëson se personi në fjalë kishte humbur orientimin si pasojë e errësirës dhe ishte larguar 3 milje nga bregu.

Pas raportimit nga një anije në Radë, Kapitaneria e Portit ka njoftuar Policinë Kufitare në orën 06:15 për të shpëtuar shtetasin Lulzim Shadush Hajdaraj, nga Tirana, i datëlindjes 20.07.1958, i cili ishte në gjendje shoku dhe i pavetëdijshëm si pasojë e detit dhe lodhjes.

60-vjeçari u soll shëndoshë e mirë dhe ndodhet në Zyren e Policisë Kufitare për sqarime të mëtejshme.