Shoqata shqiptaro-kanadeze e Manitobës ka zhvilluar një piknik të veçantë. Në këtë piknik janë mbledhur shqiptarë të moshave të ndryshme, ndërsa kanë gatuar fli, ushqim ky tradicional dhe i pranishëm në tryezat shqiptare.

Edhe pse larg vendit të tyre të origjinës, shqiptarët kanë ditur të ruajnë traditën.

Ata janë shërbyer me ushqime tradicionale shqiptare, dhe po ashtu aktivitetet për të rritur e fëmijë nuk kanë munguar. Pikniku i verës është organizuar për herë të parë nga ACCOM. Në fund organizatorët janë shprehur të kënaqur nga ky aktivitet.