Këto janë pamjet se si do të transformohet shëtitorja buzë detit në Durrës pranë Sfinksit.

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiakja Emiriana Sako kanë publikuar mëngjesin e kësaj të hëne fotot e projektit të Bashkisë së Durrësit, konceptuar nga studioja e famshme spanjolle e themeluar nga legjendari Ricardo Bofill.

Ky projekt do ta transformojë këtë pjesë të shëtitores buzë detit në një hapësirë urbane shumë më tërheqëse, duke kontribuar në rritjen e cilësisë së ofertës turistike të Portës së Adriatikut.