Këto janë pamjet e makinës tip “BMW” e cila u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen nr.15 në Durrës dhe është shkrumbuar në pjesën e përparme.

Mësohet se automjeti është në pronësi të shtetasit Robert Xhangoli, i cili  ka një biznes në fushën e transportit.

Për pasojë është rrezikur edhe shtëpia nga flakët duke qenë se makina ishte e parkuar afër derës së banesës.

Lidhur me ngjarjen, Policia ka njoftuar se ka shoqëruar disa persona të dyshuar që mund të kenë dijeni përkëtë situatë.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 15.01.2021, në orën 03:30, në lagjen nr. 15, Durrës, ka marrë flakë mjeti tip “BMË”, në pronësi të shtetasit R. Xh. dhe si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. 

Në ambientet e Policisë Durrës janë shoqëruar disa persona të dyshuar që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.