Mbrëmjen e kaluar është zhvilluar eventi i rëndësishëm i kinematografisë, OSCARS 2018. Yje nga mbarë bota parakaluan në tapetin e kuq, ndërsa pas ceremonisë u mblodhën në aftër party-n në ‘Vanity Fair’. Pjesë e kësaj feste kanë qenë edhe tre shqiptaret: Rita Ora, Bebe Rexha dhe Bleona Qereti.
Rita Ora kishte zgjedhur një kombinim midis të kuqes së ndezur dhe nuancës portokalli ku tyli me të cilin është ndërtuar veshja është thuajse transparent duke ekpozuar në këtë mënyrë të gjitha hiret e saj. Flokët i ka ngritur lartë ndërkohë që makeup-in e ka preferuar minimalist.

Bebe Rexha kishte zgjedhur një fustan voluminoz të kuq, duke ekspozuar edhe ajo pjesën më të madhe të dekoltesë ndërkohë që përsa i përket flokëve dhe makeup-it ka vendosur të stilohet thjeshtë

Ndërsa Bleona kishte zgjedhur një fustan të gjatë pas trupit ku ekspozon më së shumti pjesën e dekoltesë. Ngjyra anon nga argjeni në flori me nuancë rozë ndërkohë që kurimin e imazhit të saj ia ka besuar grimieres shqiptare Suela Cangut.






