Një foto skandaloze po qarkullon në rrjetet sociale e cila tregon kushtet e tmerrshme në të cilat përgatitet ushqimi në një fast food në Qytetin Studenti në Tiranë.
Emri i këtij biznesi nuk specifikohet, por një qytetar, i ka dërguar këtë foto “JOQ”. Patatet po përgatiten mbi një palë mbathje të përdorura më parë.
AKU duhet të ndërmarrë masa menjëherë ndaj këtyre subjekteve, që vënë në rrezik shëndetin e konsumatorëve.





