Ky është Lefter Zhidro, 71-vjeçari i cili prej orës 13 e 20 minuta është rrethuar nga policia në shtëpinë e tij në lagjen 11 Nëntori, për shkak se ka qëlluar me breshëri automatiku, ndaj një patrulle.

Nga të shtënat janë plagosur 2 kalimtarë të moshës 21 dhe 22 vjeç. I moshuari Lefter Zhidru, ka pasur fillimisht një konflikt me bashkëshorten e tij, e cila kishte njoftuar policinë. Ndërsa pas të shtënave, në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat speciale RENEA.

71-vjeçari ndodhet në banesën e tij në katin e parë të një pallati, ku forcat RENEA dhe FNSH kanë rrethuar të gjithë lagjen, teksa janë pajisur edhe me snajpera.