26nëntor 2015 – Agron Thaçi, picajoli shqiptar që krijon pica me figurat e personazheve shqiptarë.

Ai është 24 vjeç, i lindur në fshatin Ballaj-Emigrant të Kavajës dhe sot jeton në Frosinone të Italisë.

Prej vitesh punon në një restorant-piceri të zonës, por së fundi ka bërë publik dhe pasionin e tij për të krijuar mbi pica.

Dy prej picave të tij ua ka kushtuar njërën komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe tjetrën, kryeministrit Edi Rama. Agroni shprehet se do të vazhdojë krijimet e tij me figura të ndryshme të politikës apo historisë shqiptare. Shikoni fotot për më tepër…

/portali DurresLajm/