Një ngjarje tragjike tronditi Fushë-Arrëzin, por jo vetëm.
Prendushe Kola 43 vjeçe, Sidorela Kola 15 vjeçe dhe Emiljana Kola 18 vjeçe, ranë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë vdiqën.
Nëna dhe dy vajzat janë përcjellë për në banesën e fundit.
Të pranishëm në varrimin e tyre raportohet të kenë qenë pothuajse të gjithë banorët e zonës. Pikëllim, dhimbje dhe lotë.
Tre varre të hapura, tre xhinaze pranë e pranë, e rëndë kjo për një familje.
Nëna, që iku bashkë me vajzat ka lënë pas dy djem të mitur, dhe familja është në gjendje të vështirë ekonomike.






