Personi që shihni në foto është autori i vrasjes që ndodhi gjatë natës në Han të Hotit në Shkodër. Kristjan Shkambi, 27 vjeç, pas një sherri për motive të dobëta dhe nën ndikimin e alkoolit, qëlloi me thikë shokun e tij, Kolë Fermasi 28 vjeç.

Sipas policisë, dy të rinjtë u konfliktuan me njëri-tjetrin në gjendje të dehur.

Viktima dhe autori kanë nisur një debat me sharje e fyerje dhe më pas kanë dalë jashtë lokalit ku konflikti banal për motive të dobëta ka degjeneruar në dhunë fizike dhe përdorimin e armës së ftohtë nga ana e 27-vjeçarit Kristjan Shkambi. Me thikë, ai goditi për vdekje shokun e tij Kolë Fermosi.

Pavarësisht ndihmës së dhënë duke e dërguar menjëherë në spital, 28-vjeçari nuk ka mundur të shpëtojë.

Autori u arrestua pas krimit.