Pasditen e sotme, kryeministri Edi Rama do zhvillojë një takim informal me ministrat e rinj të qeverisë në Velipojë dhe vjen pak kohë para dekretimit të ministrave nga presidenti Meta.
Në vendin ku do mbahet takimi kanë mbërritur disa nga figurat e Partisë Socialiste, e menjëherë pas tyre ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama. Por ajo që ra më tepër në sy ishte veshja e tij. Ai ka zgjedhur të veshë një këmishë të zezë, kombinuar me tuta sportive të zeza, të ngushta në fund dhe çorape të kuqe.
Kreu ynë i qeverisë bie shpeshherë në sy për veshjet e tij ‘pikante’. Kujtojmë edhe samitin e Triestes të pak kohëve më parë, kur atletet e tij bënë xhiron e mediave.





