Komplimentet karshi një vajze në një lokal qenë fatale për 20-vjeçarin Oltion Nela. Ai u qëllua me thikë nga bashkatdhetari i tij, Mariel Mjeshtri për xhelozi, dy ditë më parë.
I shtruar në spitalin e Ternit, Peruxhia, Nela nuk ia ka dalë të shpëtonte. Panorama citon mediat italiane për këtë ngjarje të rëndë. Aktualisht, Mjeshtri dhe tre shokë të tij janë arrestuar për krimin.