I riu që vdiq në vendin e punës në Ferizaj është nga Komuna e Shtimjes në Kosovë dhe këtë lajm e ka bërë të ditur vet Komuna e cila në emër të kryetarit i ka përcjellë ngushëllimet familjes së të ndjerit.
“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë e morëm lajmin e hidhur për ndarje nga jeta të 18 vjeçarit, Shpresim Bekim Hysenaj,” njofton Komuna e Shtimes.
“Lajmi për vdekjen e papritur të Shpresimit na ka trishtuar e pikëlluar të gjithëve. Ikja e tij e hershme nga kjo botë është dhimbje e madhe dhe humbje e pazëvendësueshme për familjen Hysenaj por edhe për gjithë qytetarët e komunës sonë.
Në këto momente të vështira për familjen, lusim Zotin që të gjeni forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe dhe ta kujtoni Shpresimin përherë me krenari.
U prehsh në parajsën e paskaj ti shpirt i njomë,” thuhet në postimin e Komunës së Shtimes.