Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish sot lidhur me vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Teksa poston në Facebook disa foto, Veliaj e quan Teatrin karakatinë ndërsa shkruan se fëmijët e këtij vendi duhet të rriten në një teatër të ri, ashtu si “Kosova”, “Pazari i Ri”, apo Parku i Liqenit.

"Shumë mirëkuptim për Lulzim Bashën dhe Ujësjellësin Kamëz që prej hallit po futen në teatro, ku s'kanë shkelur kurrë më parë – kërcejnë nga belaja. Por pse duhet fëmijët e këtij vendi të rriten në këtë karakatinë e të mos kenë të njejtën cilësi teatri si shkolla “Kosova”, “Pazari i Ri”, apo Parku i Liqenit? Shihni vetë, e gjykoni nëse ja vlen që PD dhe seksioni i kulturës në parti duhet ta mbajnë këtë vend peng akoma!!!"