Erjon Beli, personi që shihni në foto, është viktima që mbeti si pasojë e aksidentit të rëndë që u regjistrua mbrëmë pas mesnate në Durrës.
Nga të dhënat, "DurrësLajm" mëson se 30-vjeçari ishte nga Kavaja, ndërsa punonte si këngëtar në një lokal nate.
Në momentin e aksidentit , i riu dyshohet se po fliste live me kamer në celular me një person tjetër, i cili ka parë të gjithë skenën e frikshme të aksidentit.
Kjo është pista kryesore ku policia dyshon se ka qenë shkaku i këtij aksidenti.
Njoftimi nga policia e Durrësit:
Më datë 01.11.2019, rreth orës 00:20, në aksin rrugor Plepa-Shkozet, Durrës, mjeti tip ”Renault”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen, dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi mjetit shtetasi E.B., 30 vjeç, banues në Kavajë.
Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.





