Në akuariumin e portit të Durrësit, u gjet sot i mbytur një person, në gjendje të dekompozuar.
Këto janë edhe pamjet e para që përcjell “DurrësLajm” nga vendi ku u gjet viktima.
Policia informoi se rreth orës 07:45 të kësaj të premteje, u gjet i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, i dekompozuar.
Ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e ngjarjes, paraprakisht dyshohet se viktima është një nga katër shtetasit e huaj, marokenë dhe sirianë, që u hodhën në det fundjavën e kaluar në tentativë për të lundruar drejt një trageti.
Tre prej tyre u kapën nga policia kufitare, ndërsa personi i katërt nuk u gjet. Ka dyshime që pikërisht ai të jetë viktima që u gjet sot në akuarium.





