Aktorja Arjola Demiri ka folur gjithmonë rreth vështirësive që ka kaluar në jetë dhe problemeve me ish-bashkëshortin. Tani që është pjesë e “Big Brother VIP” historitë e saj kanë qenë edhe më shumë në qendër të vëmendjes dhe vetëm dy ditë më parë ajo ka rrëfyer me më shumë detaje historinë.

Arjola ka pranuar publikisht se ish-bashkëshorti e dhunonte fizikisht dhe se e ka tradhtuar për 6 vite me radhë që aktorja ishte në djeni. Ato vite nuk kanë qenë aspak të lehta për aktoren, nënën e tre femijëve e cila në luftë me depresionin ka tentuar edhe vetëvrasjen, prej të cilës e ka shpëtuar nëna e saj.

Por kush është ish-bashkëshorti i Arjola Demirit?

Burime për Albeu.com ka mësuar se ish-bashkëshorti i Arjola Demirit është Ajax Boshnjaku. Ai është personazh i njohur për mediat dhe botën e krimit. Emri i Ajax Boshnjakut është bërë i njohur në tetor 2018 kur ishte i përfshirë në masakrën e ish-Bllokut ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha. Ajaxi, miku i i Ervin Matës u akuzua për moskallëzim krimi.

Gjithashtu, burime për Albeu.com bëjnë me dije se Ajax Boshnjaku është sot babai i dy djemve binjak me një grua tjetër, me të cilën Arjola Demiri ka edhe çështje penale.

Arjola ka treguar se ka marrë më në fund kujdestarinë e 3 fëmijëve që ka patur nga bashkëjetesa me Ajaxin, pasi ajo nuk ka pasur një celebrim me ligj me të./albeu.com