Zhduket në rrethana misterioze një djalë 18-vjeçar në Durrës.
Specialistët për Krimet në Stacionin e Policisë Plazh po punojnë për gjetjen e shtetasit Stebastian Kovaçi 18 vjeç, banues në lagjen nr.13 Durrës, njoftoi këtë mbrëmje policia e Durrësit.
Kovaçi është larguar nga banesa më datë 24.11.2017 për të shkuar në punë dhe nuk është kthyer.
Policia jep edhe disa detaje rreth tij, për të ndihmuar kushdo që mund të ketë informacion. Është rreth 1.50 cm i gjatë, me flokë ngjyrë të zeza të prera shkurt dhe ka veshur një palë xhinse blu, një triko ngjyrë blu dhe atlete ngjyrë kafe.
18-vjeçari punonte në një parking në afërsi të Vollgës dhe nuk është paraqitur në punë më datë 24.11.2017.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës fton çdo qytetar që e ka parë shtetasin e mësipërm ose ka ndonjë informacion të telefonojnë në numrin 0694110217.





