Një shtetas shqiptar dhe një italian ka rënë në pranga të karabinierëve gjatë një operacioni të ekzekutuar në komunën Misterbianco në provincën e Sicilisë.

Në pranga ka rënë shtetasi shqiptar, 41-vjeçari, Vladimir Kapaj dhe shtetasin italain, Agatino Piano 39 vjeç, me akuzën e trafikut të drogës të tipit marijuanë e kokainë. 

Në makinë tip Opel të shqiptarit u gjetën rretj 31 kg marijuanë e konfeksionuar në 3 thasë.  Më pas në banesën e tij policia italiane ka sekuestruar 850 gramë kokainë e 25 gramë hashash. 

Droga me një vlerë prej 75 mijë euro do të sillte një përfitim shitje në treg mbi 160 mijë euro. Dy personat u arrestuan në flagrancë ndërsa Vladimir Kapaj po i dorëzonte shtetasin italian sasinë e marijuanës. 

Ndaj Agatino Piano e Vladimri Kapaj u lëshua urdhëri i arrestimit me burg.