Policia italiane në Mattola ka arrestuar shqiptarin Jovan Muça, 31 vjeç, nën akuzën e grabitjes.

Sipas medieve italiane, më 27 nëntor 2017, së bashku me një person tjetër, Muça ka kryer grabitje në një shtëpi në Mattola dhe nën kërcënim e një thike ka marrë një sasi të konsiderueshme eurosh dhe një telefon celular.

(Foto: Jovan Muça)

Gjykata e Tarantos kishte lëshuar urdhër arresti ndaj shqiptarit.

Muça është identifikuar nga pjesëtari i familjes dhe kur ka shkuar për të bërë denoncimin, i ka përshkruar policisë identikitin e tij.