Deputeti i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet ka dhënë dorëheqjen nga mandati i tij.
Ka qënë vetë deputeti i qarkut të Elbasanit, Bujar Muça i cili u rëndit i dyti në listën e PDIU-së, që ka paraqitur dorëheqjen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
Mësohet se dorëheqja e Muçës është bërë për arsye personale.
Muça është një biznesmen i suksesshëm i cili kaloi në politikë duke garuar në zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit për PDIU, duke marrë edhe mandatin.





