DURRËS, 22 gusht 2013 – Edhe vjehrri i Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani lindur në Durrës, ka shkelur ligjin duke bërë ndërtim pa leje? Kështu thuhet të paktën në sajtin e kryeministrit në ardhje Edi Rama stoprrenimit.com. Faqja e PS-së ka publikuar një foto të marrë në lagjen nr. 11 të qytetit të Durrësit, “te furgonat pa licencë” me shënimin: “Shtesë pa leje e vjehrrit të presidentit Nishani” (shih poshtë print-screen-in e faqes).
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





