DURRËS, 24 gusht 2013 – “Shihe ndërtesën që po bën ministri juaj, deputeti i PD-së në plazhin e Durrësit”, një qytetar durrsak është zemëruar me reagimin e kryeministrit në detyrë Sali Berisha për problemin e pallatit të kulturës në Përmet. Ai ka postuar në portalin e kryeministrit në pritje Edi Rama stoprrenimit.com një foto, por fillimisht e ka me atë në largim: “Pallati është pa leje, zoti Berisha. Ju erdhi keq për priftërinjtë, po populli që del në rrugë përditë nga pronarë të paligjshëm? Shihe ndërtesën që po bën ministri juaj, deputeti i PD”. Pastaj durrsaku u drejtohet dy deputetëve të PS-së: “Zoti Xhafaj dhe zoti Braçe, si 2 deputetët më të fortë që e nxirrni të vërtetën brenda orës, ejani verifikojeni ndërtesën” (shih http://stoprrenimit.com/foto-gallery/durres-durres-plazh/).

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/