Në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, restauruesi i famshëm shqiptar, Profesor Frederik Stamati, ka publikuar fotot e një vathi 15-shekullor të zbuluar në Durrës. Për këtë ai ka përdorur metoda të fizikës bërthamore.

Postimi i Stamatit:

“Ja se çfarë bën restaurimi! Një nga punimet e ditëve të fundit. Ky vath është ndonja 1 500 vjet i vjetër, i zbuluar në Durrës gjatë gërmimeve arkeologjike. Analizat e ndryshme që u bënë me anë të metodave të fizikës bërthamore, na dhanë të dhëna interesante”.

TH.M.