5 janar 2014 – Një figurë fantazme është kapur nga aparati i një fotografi ashtë parlamentit britanik në prag të vitit të ri. Imazhi drithërues tregon hijen transparente të një personi të veshur në mënyrë moderne, duke vështruar godinën e Parlamentit. Fotografi profesionit Jules Annan e ka fiksuar këtë imazh në prag të Vitit të Ri, por vetëm pasi ka shkuar në shtëpi ai ka vënë re hijen e pazakontë. Sipas Daily Mail, fotografi është shprehur se nuk mund të shpjegojë një gjë të tillë, ndërsa ka siguruar po ashtu se nuk kemi të bëjëm me ndërhyrje kompjuterike. Ai mendon se kjo fotografi dëshmon ekzistencën e fantazmave.






