Luan Jaupin jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë në aktivitete të ndryshme kuturore në qytet, i palodhur dhe i pandarë nga aparati i tij fotografikë, por mbi të gjitha dhe me një shpirt gazmor që mund të mbaj gjallë tavolina miqsh me orë të tëra.
Kësaj here jemi zhvendosur në tempullin e tij, që në fakt është shtëpia ku ai jeton, ku ka një ambient të posaçëm të shndërruar në një studio, brenda së cilës fshihen objekte me vlerë të rrallë…
Ato janë dëshmi e momenteve të ndryshme të historisë, lidhen me personalitete të rëndësishëm politik, historik dhe artistik.
Janë dëshmi të jetës në vend, por edhe copëza kujtimesh nga bota, që dikur ishte e paprekshme për Shqipërinë nën regjim.
Luan Jaupi flet për “DurrësLajm” duke zbuluar për ne pasionin e tij për të koleksionuar objekte.
Por si ka lindur ky pasion?
Si ka rënë në duart e Luan Jaupit abetarja e parë shqipe?
Cila është historia e anijes “Mati” dhe e babait të tij në Konstanca të Rumanisë, dhe a do ta shiste ndonjëherë fotografi i qytetit pasurinë e tij më të madhe?
Përgjigjet e këtyre pyetjeve por edhe më gjërë, i gjeni në reportazhin e mëposhtëm:
H.H