Të gjithë jemi të fiksuar pas fotove të bukura dhe falë rrjeteve sociale ne shohim çdo ditë poza nga më të ndryshmet. Mirëpo ajo që ne nuk dimë është puna që i duhet një fotografi për të realizuar shkrepjen e duhur.

Për këtë na ndihmon fotografi brazilian Gilmar Silva, i cili  vazhdon me serinë e tij “LUGARxPHOTO” (vend dhe foto) ku ndan sekretet e prapaskenave të fotosesioneve profesionale.

Nëse mendoni se vendet ku janë realizuar fotografitë janë po aq të magjishme sa duken në foto, e keni gabim.

Shpesh janë vende shumë të parregullta, por falë aftësisë së fotografit në zgjedhjen e dritave dhe këndit të aparatit fotografik, së bashku me disa redaktime dixhitale në post-prodhim, del pamja perfekte.