Fotografitë e papublikuara më parë të skenës ku u vetëvra Kurt Cobain janë publikuar në përvjetorin e 19-të të vdekjes së tij.

Lideri i grupit të famshëm “Nirvana” ishte gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në qytetin e Seattle të Washingtonit më 5 prill të vitit 1994 dhe tani redaktorët e një reviste lokale në Seattle kanë shënuar përvjetorin e vdekjes së tij duke publikuar fotografitë e skenës së vetëvrasjes së Cobain.

Pas vdekjes së tij ishin publikuar fare pak fotografi. Por shumica e tyre ishin nga i njëjti negativ ditën që ishin bërë.

Rokeri besohet se kishte qëlluar veten në kokë, me gjithë disa teori konspirative që ishin shfaqur për vdekjen e tij.