Fotografi suedez Paul Hansen është fituesi i World Press Photo Contest 2012, konkursi botëror i fotografive.
Hansen është shpallur fitues me një fotografi të realizuar në Gaza, Palestinë, pak muaj më parë. Imazhi fitues është shkrepur në 20 nëntor 2012, dhe është dëshmi e realitetit të dhimbshëm që përjetojnë prej vitesh banorët e këtij qyteti.
Në foto tregohen trupat e dy fëmijëve, konkretisht e vogla Suhaib Hijazi 2 vjeç dhe vëllai i saj Mohammad 3 vjeç, të vrarë brenda shtëpisë së tyre nga një raketë izraelite. Në sulmin në fjalë gjeti vdekjen edhe i ati Fouadi, ndërsa nëna e tyre mbeti e plagosur rëndë.
Siç duket qartë në foto, të afërmit e tyre janë duke i çuar trupat e pajetë të të miturve në xhami.