Pepa Hristova fotografoi Burrneshat në Shqipëri. Foto: Jens Wolf

MAGDEBURG, 28 shkurt 2013 – Gratë si burra në malet e Shqipërisë veriore janë në qendër të një ekspozite fotografike në qytetin gjerman Magdeburg të landit të Saksonisë së Poshtme në “Kunstmuseum Kloster Unser Lieben Frauen”, njofton agjencia dpa.

Artistja bullgare Pepa Hristova (35 vjeç) ka fotografuar në periudhën 2008-2010 këto “Burrnesha”. Ekspozita qëndron e hapur deri më deri 26 mars.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/