28 mars 2014 – Muzeu i Trashëgimisë në Kaliforni ka hapur ekspozitën me fotot qesharake të cilat, sipas mendimit të disave, është menduar të mbesin të fshehura në bodrum!

Ekspozita është e përbërë prej fotografive më të famshme të faqes Awkward family Photos.

“Në këtë mënyrë hedhim dritë në momentet qesharake të regjistruara me fotoaparat. Kur një grup njerëzish, me të njëjtin mbiemër dhe personalitete të ndryshme detyrohet të kalojë kohën më të madhe së bashku, janë normale momentet e pakëndshme. E kur fotoaparati në afërsi i regjistron ato momente, atëherë lind fotografia qesharake familjare”, kanë thënë ideatorët e ekspozitës, miqtë e fëmijërisë – Mike Bender dhe Doug Chernack.

Ata kanë punuar në blogun e tyre që nga viti 2009, kur kanë gjetur fotografi qesharake tek familja e Miket. Atëherë e bënë një vend për t’i publikuar. Faqja tash ka mbi një milion vizitorë në ditë, ndërsa ata së bashku kanë shkuar një hap para duke hapur një ekspozitë.

Ekspozita është ndarë në sektorët: kushërinjtë, pushimet, fëmijët, martesat, prindërit, gjyshërit, ditëlindjet dhe manarët.

/Telegrafi/