Moderatorja Dojna Mema e ka parë veten e saj në një lajm që duket se nuk ka asnjë lidhje me të.
Ka qenë vetë ajo që e ka shpërndarë këtë lajm në rrjetet sociale ku shkruhet:
“Fshehu 15 doza kokaine, në dhomën e hotelit, arrestohet 38 vjeçari”- ndërsa krahas është vendosur fotoja e moderatores.
Duket se ajo e ka marrë me sportivitet duke thënë se më së shumti e ka mërzitur fakti që i kanë rritur moshën.
“Unë nuk jam 38 vjeç OK? Se me këtë punën e moshës u mërzita më shumë”, shkruan ajo ndër të tjera.





