Në një deklaratë, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj kërkoi që kryeministri Edi Rama të merret si i pandehur për foton e realizuar me ish-presidentin e SHBA, Barack Obamën, disa vite më parë dhe për të cilën janë paguar 80 mijë dollarë.

Alibeaj tha se pas dënimit të Bilal Shehut dhe Ëilliam Argeros, edhe kryeministri duhet të merret si i pandehur sepse shuma e paguar për foton vjen nga një burim i paligjshëm dhe nuk është deklaruar as nga Rama dhe as nga Partia Socialiste.

DEKLARATA E PLOTË

Edi Rama po dështon në strategjinë për të akuzuar opozitën për punët e pista që bën vetë.

Dështoi me prokurorinë që e mbajti nën kontroll 2 vjet për një akuzë qesharake dhe të gënjeshtërt për të sulmuar Partinë Demokratike dhe liderin e opozitës.

Dështoi me shqiptarët që e kanë bërë personazh mallkimesh dhe barcaletash, dështoi me mediat ndërkombëtare prestigjioze.

Të gjithë këta, shqiptarët, media dhe prokuroria politike e dinë për fakt të vërtetë, të provuar nga drejtësia amerikane, se fotoja e Edi Ramës me Barack Obamën është kryer përmes një kontributi të paligjshëm prej 80 mijë dollarësh.

Të gjithë e dinë së për atë foto, Edi Rama u paraqit si gruaja e shtetasti amerikan Bilal Shehu, i cili sot është i dënuar nga drejtësia amerikane, bashkë me shtetasin tjetër amerikan Ëilliam Argeros, për përdorimin e fondeve të huaja në zgjedhjet amerikane.

Tre persona janë përgjegjës për foton e Edi Ramës me Barack Obamën, e cila u krye nëpërmjet një kontributi të paligjshëm prej 80 mijë dollarësh:

Bilal Shehu

William Argeros

Edi Rama

Dy prej tyre janë tashmë të dënuar nga drejtësia Amerikane. I treti, Edi Rama, vijon të jetë mbi ligjin.

Sot, ironia për ta paraqitur Edi Ramën si “gruaja e Bilalit”, nuk mjafton.

Ne jemi këtu për të theksuar se pas dënimit të dy bashkëpunëtorëve të tij, Bilali dhe Argeros, i takon Edi Ramës të merret si i pandehur, sepse shuma prej 80 mijë dollarësh, vjen nga një burim i paligjshëm dhe nuk është deklaruar as nga Edi Rama, as nga Partia Socialiste e Shqipërisë.

Qytetarët presin që drejtësia shqiptare të jetë e paanshme.

Për të nxjerrë të vërtetën e financimit të paligjshëm të fotos 80 mijë dollarëshe të Edi Ramës, sot kërkohet standardi i drejtësisë amerikane.