30 nëntor 2013- Partia Demokratike i ka bere thirrje kreut te qeverise, Edi Rama te kerkojne urgjent falje per fyerjen qe i ka bere shqiptareve, duke i provokuar me homazhet e bera ne diten e Clirimit, me dhe nen shoqerine e diktatorit Enver Hoxha.Ne nje deklarate per mediat, zedhenesja e PD-se, Laura Vorpsi ka theksuar se Rama duhet te kerkoje ndjesë para gjithë kombit, për ringjalljen e simbolit të urisë, të dhunimit të drejtave të njeriut, të shkeljes së të drejtave të njeriut, të ndalimit të fesë, të shkatërrimit të ndërgjegjes dhe lirisë për 50 vite.
Deklarata e plote e Vorpsit
23 vjet pas rrëzimit të diktatorit më të egër të europës, Edi Rama e rilindi dje Enver Hoxhën, duke bërë homazhe për të dhe nën shoqërinë e tij.Prania e fotos së Enverit në ceremoninë e kryeministrit, është rënia e të gjithë skrupujve dhe shfaqja e fytyrës së vërtetë politike të kryeministrit të sotëm.Ky provokim i qëllimshëm, i pabesë, në mes të ditës, është bërë me porosinë dhe nën regjinë e Edi Ramës.Shihni faqen zyrtare të Kryeministrit në facebook, fotoja e parë e ceremonisë është ajo ku duket Enver Hoxha.Sot kryeministri ka ikonë të tijën Enver Hoxhën, dikatorin me duart më të përgjakura në gjithë botën, për frymë popullsie.Regjimi i Hoxhës është përgjegjës për mijëra të pushkatuar pa gjyq, për mijëra të vrarë nga urdhëri i tij, për qindra e mijëra të dënuar, të internuar.Enver Hoxha është përcarësi më i madh kombit, dhe sot është në krye të ceremonisë dhe respektit që kryeministri Edi Rama bën për historinë.Edi Rama erdhi në pushtet me mashtrim, e nisi qeverisjes me dhunë, shkel ligjin e kushtetutën, dhe në përpjekjen e tij për të trembur këdo, për të futur frikën si tiparin e tij ekzekutiv, ai thërret në ndihmë dikatorin Enver Hoxha.Partia Demokratike i kërkon kryeministrit Edi Rama të distancohet urgjentisht nga akti i poshtërimit të shqiptarëve.Partia Demokratike, i kërkon Kryeministrit të kërkojë falje sot, tani, pa kaluar as edhe një orë më shumë, të gjitha familjeve shqiptare e të gjithë shqiptarëve që kanë vuajtur drejtpërdrejt regjimin gjakatar të Enver Hoxhës.
Por Edi Rama duhet të kërkoje ndjesë para gjithë kombit, për ringjalljen e simbolit të urisë, të dhunimit të drejtave të njeriut, të shkeljes së të drejtave të njeriut, të ndalimit të fesë, të shkatërrimit të ndërgjegjes dhe lirisë për 50 vite.Numërimi ka filluar, Edi Rama ende nuk është shfaqur të kërkojë ndjesë. Ne i kërkojmë ta bëjë këtë, përpara se të jetë vonë. Askush nuk guxon të luajë me dhimbjen e vuajtjet më të mëdha të këtij kombi.





