Sapo u publikua tek Reddit kjo foto mblodhi menjëherë 13.000 pëlqime (like). Fotoja nuk është e re, ajo i përket një vajze të re që ka blogun Zipperhead, dhe fillimisht qe publikuar në vitin 2008 në të.
Në foto duket padronja e qenit dhe qenushja me emrin Shelby, e cila ka fituar admirimin e dhjetëra mijëra përdoruesve të internetit që njohin historinë e dyshes së pandarë.
Qenushja është e stërvitur për t’i ardhur në ndihmë padrones, që vuan nga sindromiEhlers-Danlos, që kufizon gjithnjë e më shumë lëvizjet.
Shelby kupton menjëherë kur vajza është në prag të një krize dhe mundohet ta ndalojë t’i bëjë keq vetes. Qenushja arrin deri aty sa t’i hidhet në krahë vajzës dhe qëndron aty derisa kriza e rradhës mbaron.
Pikërisht në një moment të tillë është shkrepur fotoja që ka bërë xhiron e botës dhe ka mallëngjyer mijëra fansa.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





