Një rus i ka hequr siguresën granatës për të bërë foto, por gjërat nuk i kanë shkuar siç parashikonte. Gjëja e fundit që bëri ishte t’i dërgonte foton një shokut, pyetjet e të cilit i la pa përgjigje.
Sipas “Interfax”, policia ruse ka nisur hetim për ngjarjen.
Burri duket se nuk ia doli të rivendoste siguresën në granatë dhe shpërthimi e ndau më dysh.
Ai u kishte dërguar foto të ngjashme edhe miqve të tjerë dhe policia e kategorizon vdekjen e tij si aksidentale dhe jo vetëvrasje.





