Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora po shijon lidhjen me regjisorin Taika Waititi, me të cilin përflitet se po mendon dhe martesën.

Mediat e huaja kanë raportuar se ata kanë menduar të hedhin këtë hap të rëndësishëm në jetën e tyre, madje regjisori i referohet këngëtares shqiptare si “gruaja ime”.

“Taika e quan Ritën “grua “gjatë gjithë kohës dhe thotë se do të jetë burri i parë dhe i fundit”, është shprehur një burim.

Rita thuhet se ka biseduar me miqtë e saj për një ceremoni të vogël dhe më pas të festojnë në një festë të madhe në një datë të mëvonshme.

Mirëpo, një foto që ka publikuar në profilin e saj në Instagram ka shtuar dyshimet se ata mund të jenë fejuar.

Në foto, duket dora e saj me gishtin e unazës të mbuluar nga një emoji, postim të cilin e ka fshirë më pas.

This image has an empty alt attribute; its file name is 95CA7D50-2311-4260-BDF6-1984BD3BDA60.jpeg