26 maj 2015 – Fotoja ku ky çift shihet duke u lutur para se të shkonin në altar dhe t’i premtonin dashuri të përjetshme njëri-tjetrit, është duke bërë xhiron e botës.
Momentin kur të dy ata po luten të kapur për dore, larg familjarëve dhe të ftuarve tjerë, siç e kërkon dhe tradita, e ka kapur fotografi i dasmave Dwayne Schimdt.
Që nga dita e shtunë kur Schimdt e publikoi foton në Facebook, ajo ka marrë mbi 40 mijë “like” (pëlqime), ndërsa mijëra komente kanë përgëzuar çiftin për këtë veprim.
Shumë komentues janë shprehur se kanë qarë në momentin kur e kanë parë foton.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/