7 dhjetor 2015 – Një ditë para protestës së paralajmëruar nga opozita, në rrjetet sociale po qarkullon një foto që po shqetëson jo pak persona.

“Duke bërë përgatitjet për 8 dhjetorin!!!! Kjo foto sapo është shkrepur pranë Kryeministrisë”, shkruan “Harta Dixhitale e Aksidenteve”.

Në foto shfaqen një grumbull gurësh në afërsi të një prej pemëve në bulevard, ku opozita do të mbajë protestën e paralajmëruar të 8 dhjetorit.

Fotoja ka shtuar shqetësimin për ndonjë akt të mundshëm dhune gjatë protestës së demokratëve.

/portali DurresLajm/