Kinë, 18 mars 2014 – Kjo foto dokumenton momentin shokues, kur një çift kinez që po udhëtonte me një triçikël u përplas dhe u ngrit në ajër nga një automjet. Autoritetet kineze kanë publikuar foton shokuese për të ndërgjegjësuar njerëzit të respektojnë sinjalistikën rrugore. Aksidenti i rëndë është regjistruar në Linhai, në provincën kineze të Zhejiang-ut.

Hu Mou dhe gruaja e tij që po udhëtonin me një triçikël të vogël nuk respektuan semaforin e kuq. Në foto shihet qartë sesi trupat e tyre ngrihen disa metra në ajër në momentin e përplasjes tragjike.

As Hu Mou dhe as gruaja e tij nuk arritën të shpëtonin nga ky aksident i rëndë, ndërkohë që mjeti me të cilin po udhëtonin u shkatërrua plotësisht nga përplasja.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/